Robin Krasniqi “ia vë kapakun” mbrëmjes në “Audi Dome”, mposht numrin një të Belgjikës

Robin Krasniqi “ia vë kapakun” mbrëmjes në “Audi Dome”, mposht numrin një të Belgjikës

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, ka fituar meçin ndaj numri një të Belgjikës, çeçenit me nënshtetësi belge, Timour Nikarkhoev.

Krasniqi “ia ka vërë kapakun” me këtë fitore, gala mbrëmje që po mbahet në “Audi Dome” në Mynih të Gjermanisë.

Kështu, me Krasniqin bëhen shtatë shqiptarë që kanë fituar në këtë mbrëmje.

I pari që fitoi nga shqiptarët ishte, Valon Ahmeti, më pas ishte Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Armend Xhoxhaj, pastaj ishte boksieri tjetër shqiptar Musa Avdimetaj, apo siç njihet, James Kraft dhe Shefat Isufi.

MARKETING