Rikthehet në funksion Facebook

Rikthehet në funksion Facebook

Është rikthyer shërbimi në Facebook, por jo edhe në Threads dhe Instagram.

Miliona njerëz nga e mbarë bota filluan të raportojnë për probleme të ndryshme në këto platforma, disa pretendonin se pavarësisht se e shtypnin fjalëkalimin nuk arrinin të qaseshin në llogaritë e tyre, transmeton Telegrafi.

Madje disa mendonin se kishin harruar fjalëkalimet dhe assesi nuk po mund të qasen, e nga Downdecetor ka pasur shumë raportime për probleme të tilla.

Megjithatë shërbimet në Facebook janë rikthyer. E nga Facebook është bërë e ditur se do të rikthehen shpejtë.

“Si pasojë e mirëmbajtjes së nevojshme ka rënë Facebook, por rikthimi do t’ju mundësohet brenda pak minutash”, është thënë nga Facebook.

Probleme të tilla janë raportuar edhe në raste tjera, por jo si ndodhi sot kur pothuajse shumica e rrjeteve sociale ishin jashtë funksionit për afro një orë.

MARKETING