Rikthehen alarmet për bomba në shkollat e Shkupit

Në SPB-Shkup gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:40 është raportuar se në 8 shkolla në Shkup ka pasur denoncime për bomba. Nga MPB thonë se janë marrë masat për evakuim të sigurt.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po kryhen kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit, njofton MPB.

MARKETING