Rexhepi – Zejd: Shqipëria në anën e gabuar, shqiptarët janë me viktimat e jo me agresorët!

Rexhepi – Zejd: Shqipëria në anën e gabuar, shqiptarët janë me viktimat e jo me agresorët!

Izraeli ka nderuar sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, e për këtë ka reaguar kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi -Zejdi. Ai shkruan se Shqipëria është në anën e gabuar të historisë, pasi Izraeli po kryen gjenocid ndaj njerëzimit.

Reagimi i plotë i Rexhepit:

𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏Ë𝐑𝐈𝐀 𝐍Ë 𝐀𝐍Ë𝐍 𝐄 𝐆𝐀𝐁𝐔𝐀𝐑 𝐓Ë 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐈𝐒Ë⁣⁣⁣⁣
⁣⁣⁣⁣
Ndërsa zëri i ndërgjegjës së qytetërimit perëndimor, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, akademikët, artistët dhe zërat e lirë anembanë globit po e dënojnë hapur gjenocidin izraelit, ku si pasojë deri sot janë mbi 70.000 të vrarë, shumica gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm – 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐥ë 𝐦𝐞 𝐯𝐫𝐚𝐬ë𝐬𝐢𝐧, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐯𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦ë𝐧. Ai pranon çmim pikërisht në kulmin e kësaj tragjedie njerëzore.⁣⁣⁣⁣
⁣⁣⁣⁣
𝐊𝐲 𝐚𝐤𝐭 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐭𝐡𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐣ë 𝐦𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤 – ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐟𝐲𝐞𝐫𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐞 ç𝐝𝐨 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞, 𝐩ë𝐫 ç𝐝𝐨 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢 𝐪ë 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐡 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞𝐬 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë, 𝐦𝐞𝐬 𝐯𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐠𝐫𝐞𝐬𝐨𝐫𝐢𝐭.⁣⁣⁣⁣
⁣⁣⁣⁣
Ky nuk është vetëm gabim politik – është një pozicionim moralisht i papranueshëm, që nuk e përfaqëson popullin shqiptar, i cili historikisht ka qëndruar përkrah popujve të shtypur dhe kauzave të drejtësisë.⁣⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐣𝐚𝐧ë 𝐦𝐞 𝐯𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐭, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐚𝐠𝐫𝐞𝐬𝐨𝐫ë𝐭. 𝐉𝐚𝐧ë 𝐦𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐧ë, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐨𝐫𝐚𝐭𝐚𝐭. 𝐉𝐚𝐧ë 𝐦𝐞 𝐣𝐞𝐭ë𝐧, 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫ë𝐳𝐨𝐫.

MARKETING