Rexhepi-Zejd: Tregojini Mickovskit se 19 tetori është afër

Rexhepi-Zejd: Tregojini Mickovskit se 19 tetori është afër

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka paralajmëruar liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke i kujtuar se “19 tetori është afër” dhe se “pas tetorit gjithmonë vjen marsi”.

Rexhepi ka denoncuar shkeljen e të drejtave kushtetuese të mërgatës shqiptare, si dhe një tjetër veprim që e cilëson si “sihariq shovinist” nga radhët e VMRO-së.

Në vijim shkrimi i plotë i Rexhepit:

𝐓𝐫𝐞𝐠𝐨𝐣𝐢𝐧𝐢 𝐌𝐢𝐜𝐤𝐨𝐯𝐬𝐤𝐢𝐭 𝐬𝐞 𝟏𝟗 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐟ë𝐫. ⁣⁣
𝐃𝐡𝐞 𝐧ë𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐥𝐨𝐣ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐳𝐠𝐣𝐚𝐬ë 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝, 𝐥𝐞 𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝: 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧ë 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢!!!⁣⁣
⁣⁣
Dje u shkel e drejta kushtetuese e mërgatës shqiptare, sot na del një tjetër “sihariq” shovinist nga kuzhina e VMRO-së. Por, kriminaliteti i qeverisë monoetnike dhe antieuropiane nuk fshihet pas flamurit të nacionalizmit bosh.⁣⁣
⁣⁣
LEGJITIMITETIN për të qenë në Qeveri e jep populli shqiptar, jo konceptet shoviniste dhe antishqiptare të tij.⁣⁣
⁣⁣
Dielli nuk mbulohet me shoshë!

MARKETING