Rexhepi: Në çdo seancë dokumentet vijnë vetëm në gjuhën maqedonase, kryetari Kuvendit kontrollohet nga koordinatori i VMRO-së
Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetar i Lëvizjes Popullit, Zejd Rexhepi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se në çdo seancë në kuvend dokumentet vijnë vetëm në gjuhën maqedonase.
“Në çdo seancë, jo në një, keni ju problem. Çdo seancë nga deputetët e opozitës dhe cdo seancë e përsërit e ke në parlament ndërsa në hard kopi, të gjitha në tavolinë i kemi, këtë mund t’ua incizojë në seancën e radhës që vije, live tua lëshoj të shihni vet se çfarë dokumente ka në tavolinë, vijnë vetëm në gjuhën maqedonase”, deklaroi Rexhepi.
Ai tha se kjo bëhet me qëllim derisa ata të merren me gjuhën shqipe të mund të kalojën të gjitha projektet tjera që i tangojnë shqiptarët, pa analizuar përmbajtjen.
“Megjithatë, fatkeqësisht aty nuk është kryetar kuvendi ai, është kryetar kuvendi koordinatori i VMRO-së i cili në vazhdimësi ia jep instruksionet si duhet të veprojë, kur duhet të reagojë dhe çfarë duhet të reagojë. Ne jemi dëshmitarë kështu është turpshëm të shifsh një pozitë të tillë ku kryetari i Kuvendit merr instruksione nga grupi parlamentar i një partie politike mbas të cilit reagon dhe funksionon në kuvend, është e dhimbshme si shqiptar”, deklaroi Rexhepi.

