Reshjet e shiut, ndërpritet mësimi në 56 shkolla në Shqipëri

Reshjet e shiut, ndërpritet mësimi në 56 shkolla në Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, sot ka deklaruar se për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, është ndërprerë mësimi në 56 shkolla.

MARKETING

Ajo ka informuar se vendimin e kanë marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës.
Kushi ka potencuar se të gjitha strukturat e tyre janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.

“Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.”, ka shkruar Kushi.

Shkollat në të cilat është ndërprerë mësimi: shkolla 9-vjeçare “Perlat”, Hamallaj; Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, Durrës; shkolla 9-vjeçare “Fshati Rinia”, Durrës; shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë; shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë; shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë; shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh; shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh; shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh; shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pul.
Mësimi është ndërprerë edhe në Pult shkolla Fillore “Kasnec”; shkolla Fillore “Pog”, Pult; shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult; shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult; shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult; shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult; shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë; shkolla 9-vjeçare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër; shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj; shkolla 9-vjeçare ” Kolec Mekshaj”, Tale; shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka”, Shënkoll; shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni”, Rrilë, shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen; shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen; shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen; shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen; shkolla 9-vjeçare (jopublike) “Effata”, Pllanë; shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet; shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet; shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet; shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë; shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi” Shëngjin; shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin; shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej; shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej.
Shkollat tjera ku ka ndërprerje mësimi janë po ashtu shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë; shkolla 9-vjeçare “Beselidhja”, Lezhë; shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Lezhë; shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Lezhë; Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë; shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë; gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë; shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistet”, Lezhë; shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë; shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë; shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega”, Balldren; shkolla 9-vjeçare “Torovicë”, Balldren; shkolla 9-vjeçare Kakarriq”, Balldren, shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht; shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht; shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç; shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër; shkolla 9-vjeçare “Mark Rrozhani”, Mabë; shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh, shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.

MARKETING