Regjistrohet sërish tërmet në Maqedoninë e Veriut
Tërmet me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe magnitudës lokale të Rihterit 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm nga Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Epiqendra e tërmetit është në zonën Dellçevë – Berovë, 123 kilometra në juglindje të Shkupit.
Siç njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, tërmeti ka ndodhur në orën 08:46 dhe është ndjerë nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinë.
Tërmeti i dytë kishte magnitudë më të dobët prej 2.1 ballë shtatë minuta më vonë me një epiqendër në të njëjtin vend dhe në një thellësi prej dhjetë kilometrash.