Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të protestave të 1 Majit
SPB Shkup sot ndëmorri masa për regjim të posaçëm në disa vende të qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së protestës.
MARKETING
Siç njoftojnë nga MPB, nga ora 10:00 deri në ora 12:30 do të ketë regjim të posaçëm për shkak të protestës së Konfederatave të Lira të Maqedonisë ku do të ketë marshim nga zyrat e KLS-së, nëpër rrugën “Jordan Mijallkov”, bulevardin “Klimenti i Ohrit” e deri në Qeveri.
Po ashtu në ora 12:00 është paralajmëruar protestë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë që do të fillojë nga zyrat e LSM-së dhe do të përfundojë në Qeveri.
“MPB u bën thirrje të gjithë pjesmarrësve që të respektojnë udhëzimet që i japin zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.