Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të marshit për “8 Mars”

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të marshit për “8 Mars”

SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se sot duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet marsh protestues me rastin e 8 Marsit me pikë tubimi në bulevardin “Aradhat partizane”, me rrugë lëvizjeje përgjatë bulevardit “Aradhat partizane”, në drejtim të bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit”, djathtas në bulevardin “Ilinden”, drejt përgjatë urës “Goce Dellçev” në drejtim të Shtëpisë së mallrave “Most”, djathtas në bulevardin “Filipi II i Maqedonisë” me finalizim në parkun “Zhena Borec” dhe bulevardin “11 Tetori” para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut rreth orës 15:00.

Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

 

MARKETING