Kuvendi refuzoi nismën për faljen e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit

Kuvendi refuzoi nismën për faljen e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit

Shumica parlamentare nuk ka mbështetur propozim-ligjin për amnisti ndaj personave të dënuar në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Propozimi i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE nuk gjeti mbështetje as për sjelljen e nevojës së ligjit.

Opozita këtë veprim të shumicës e vlerësoi si akt i cili shtetin e bën të njohur për burgosje me motive politike.

41 vota ishin “për”, 58 “kundër” dhe 1 “abstenim”, nga gjithsej 99 deputetë të pranishëm në sallë.

Kjo nismë ka nisur kohë më parë dhe OBRM-PDUKM e ka pranuar dhe e ka dorëzuar si projektligj në Kuvend.

MARKETING