Refuzohen amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Marrëdhënie Pune

Refuzohen amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Marrëdhënie Pune

Mosrepektim i Kushtetutës dhe ligjeve dhe shkeljave e konventave për të drejtat e njeriut dhe direktivave evropiane për orarin e punës dhe të përfitimit të civilizuar prej tetë orë punë në ditë, propozohen ndryshime për orarin e punës me të cilat në maksimum do të shfrytëzohen punëtorët, në vend të jetës së premtuar për të gjithë, po bëni robër nga të gjithë dhe na ktheni në shoqërinë skllavopronare, reaguan deputetët e VMRO-DPMNE-së në pjesën e pasdites së mbledhjes së Komisionit për Çështje Evropiane.

Në mbledhje ishin refuzuar amandamentet e partisë opozitare me Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për Marrëdhënie Pune – i pari nga pesë ligjet në të cilët duhet të intervenohet sipas marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e seksioneve nga korridoret 8 dhe 10d.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein në mbledhje deklaroi se nuk e ka parë Marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”, por se bëhet fjalë për projekt në interes të qytetarëve, me rëndësi kombëtare dhe strategjike për shtetin dhe i rëndësishëm për rrjetin transevropian dhe transportues në Ballkanin Perëndimor dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në mbrojtje të ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Marrëdhënie Pune, Husein mohoi se java e punës do të jetë 72, por 60 orë, dhe vetëm me leje me shkrim nga punëtori dhe për shkak të vazhdimësisë në realizimin e projektit. Shtoi se puna jashtë orarit tashmë eksziston në ndërtimtari dhe siç tha punëtorit do t’i paguhet çmim i lartë.

Theksoi edhe se puna në seksione do të varet edhe nga kushtet e motit dhe nga nevoja për rrugë të caktuar, kështu që do të ketë edhe ditë kur nuk do të punohet dhe jo gjithmonë java e punës do të jetë 60 orë.

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane do të vazhdojë të hënën në orën 11:00. /Mia/mk

MARKETING