Reali mposht me përmbysje Villarrealin dhe vazhdon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Reali mposht me përmbysje Villarrealin dhe vazhdon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Copa del Rey teksa ka mposhtur 2-3 me përmbysje Villarealin.

Vendasit  zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me golin e Etienne Capoue, ndërsa Samuel Chukwueze dyfishoi shifrat.

Los Blancos u rikthyen në gjysmën e dytë me Vinicius Junior i cili ngushtoi rezultatin.

Ndërsa Eder Militao ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për t’i barazuar shifrat pas një topi të kthyer (69’).

Për ta përmbysur rezultatin u kujdes Daniel Ceballos (86’) për ta realizuar golin e fitores dhe kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Copa del Rey.

 

MARKETING