“Reali luan futboll ofensiv”, Ancelotti: Ky lojtar më bindi edhe në lëvizjet pa top!

“Reali luan futboll ofensiv”, Ancelotti: Ky lojtar më bindi edhe në lëvizjet pa top!

Real Madrid është një hap larg titullit kampion në Spanjë me madrilenët që iu afruan edhe më shumë këtij objektivi pas triumfit 0-1 në transfertë ndaj Real Sociedad. “Los Blancos”, iu falën një goli nga Arda Guler, performanca e të cilit nuk kaloi pa lëvdata edhe nga trajneri Carlo Ancelotti.

Në fjalën e tij pas ndeshjes, trajneri italian theksoi se turku do të qëndrojë në Madrid edhe sezonin e ardhshëm ndërsa shtoi se e gjithë organika e Realit është e shkëlqyer.

“Në këtë ndeshje të gjithë ata që kanë pasur më pak minuta në këtë sezon kanë bërë shumë mirë. Arda Guler ka një plus sepse shënoi golin e fitores dhe për mendimin tim ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në të ardhmen.

Nuk ka dyshime, Guler do të jetë pjesë e Realit edhe sezonin e ardhshëm. Më bindi edhe në lëvizjet e tij pa topin në këmbë, ka shumë talent. Është ende i ri dhe pak nga pak do të fitojë më shumë protagonizëm.

Ekipi? Reali luan shumë mirë futboll, mbi të gjitha futboll ofensiv dhe që mua më pëlqen shumë. Nuk është e lehtë të fitosh në fushën e Real Sociedad. Megjithatë, kemi një organikë të plotë dhe fituam duke vuajtur dhe luftuar. Na duhen edhe katër pikë për titullin dhe jemi shumë pranë këtij objektivi”, u shpreh Ancelotti.

MARKETING