Reali heq dorë nga Mbappe

Real Madridi ka marrë vendim të prerë në lidhje me sulmuesin Kylian Mbappe. “Cadena SER” shkruan se klubi spanjoll ka hequr përfundimisht dorë nga transferimi i francezit në fund të këtij edicioni. Mësohet se Reali nuk ka pranuar kërkesat e Mbappes, i cili në verën tjetër do të mbetet lojtar i lirë.
Mësohet se Mbappe ka kërkuar pagë të lartë dhe bonuse, që kanë bërë Realin t’i ndërpresë negociatat me përfaqësuesin e Francës.
Mbappe është pjesë e Paris Saint-Germainit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Pas tërheqjes së Realit nga transferimi i Mbappes, në garë për shërbimet e tij, ka mbetur skuadra e Liverpoolit. Mbappe ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje këtë edicion.