Reali anulon stërvitjen dhe konferencën për shtyp, a po rrezikohet finalja?

Reali anulon stërvitjen dhe konferencën për shtyp, a po rrezikohet finalja?

Real Madridi ka vendosur që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, që zhvillohet të shtunën nga ora 22:00.

“Marca” ka raportuar të premten mbrëma se Reali e ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën e planifikuar për shtyp, stërvitjen para ndeshjes dhe realizimin e fotos zyrtare.

Te Reali janë shumë të zemëruar me arbitrin Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili do ta ndajë drejtësinë në finale, si dhe me arbitrin e VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes.

Reali kërkoi nga Federata Spanjolle që t’i zëvendësojë të dy arbritrat.

Federata ia ka refuzuar kërkesën Realit.

Ka raportime se Reali po e mendon seriozisht që të mos paraqitet në finale.

Arbitri Ricardo de Burgos Bengoetxea qau të premten në konferencë për shtyp për shkak të kritikave që iu kanë bërë të enjten nga televizioni i Real Madridit. Televizioni zyrtar i klubit madrilen shfaqi gabime të arbitrit të caktuar për ta drejtuar finalen.

MARKETING