Real Madridin e pret “ferri”, Arsenali me fat: Ja shorti edhe për çerekfinalet e gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

Real Madridin e pret “ferri”, Arsenali me fat: Ja shorti edhe për çerekfinalet e gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

Përpos shortit të raundit të 16-të, në Nyon të Zvicrës u mësuan edhe kundërshtarët potencial për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Skuadrat më të forta në letër kanë rënë në anën e majtë, ku do të ketë mjaftë përballje gjigantësh.

Real Madridi shembull do ta ketë rrugën më të vështirë, pra fillimisht Man Cityn, në rast fitore atëherë me fituesin e ndeshjes Atalanta – Bayern Munich.

Ndërsa në gjysmëfinale mund të përballet me ndonjëren nga skuadrat si PSG, Chelsea, Galatasaray ose Liverpool.

Arsenali ka qenë skuadra me më fat në letër pasi fillimisht ka punë me gjermanët e Bayer Leverkusenit, e në rast fitore atëherë me fituesin e ndeshjes Bodo/Glimt – Sporting CP.

Rrugëtimi i plotë duket kështu:

Ndërkohë, ndeshjet e para do të zhvillohen më 10 dhe 11 mars, kurse ato të kthimit me 17 dhe 18 mars 2026.

MARKETING