Real Madridi zgjidh çështjen e qëndërmbrojtësit në muajin janar?
Real Madrid mund të nënshkruajë me mbrojtësin gjerman Xhonatan Tah në muajin janar, raporton gazetari gjerman Florian Pletenberg.
Mbrojtësi gjermani është në listën e ngushtë të “Los Blankos” për të forcuar pozicionin e qendërmbrojtësit.
Marrëveshja aktuale e Tah me Bajer Leverkuzenin skadon verën e ardhshme.
Ai ka treguar publikisht se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.
Barcelona dhe Bajern Munihu janë gjithashtu të interesuar për transferimin e 28-vjeçarit, por si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Kampioni aktual i Evropës është gati të paguaj një shumë rreth 7 milionë euro në muajin janar për transferimin e Tah-ut.