Real Madridi fiton ndaj Vallecanos, barazon pikët me Barcelonën

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Rayo Vallecano, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.
Golat për ekipin madrilen i shënuan: Kylian Mbappe dhe Viniciur Jr, shkruan Indeksonline
Kurse të vetmin për ekipin mysafir e shënoi Diaz.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka edhe lideri Barcelona (57) që është me një ndeshje më pak.