Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madrid kalon si gjithmonë në Champions League, edhe kur nuk është në ditën më të mirë. Skuadra e Ancelottit u kualifikua pas ruletës së penalltive ndaj Atletico Madridit, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll me fitoren e Los Colchoneros 1-0. Sfida e parë kishte përfunduar me fitoren 2-1 të Realit.

Skuadra e Simeones shënoi pas 30 sekondash lojë me Gallagher, duke elektrizuar stadiumin. Në minutën e 70-të, Los Blancos fituan penallti, por Vinicius gaboi rëndë, pasi e dërgoi topin në tribunë. Ndeshja më pas shkoi në shtesë, atje ku nuk do të kishte asnjë gol. Në ruletin e penalltive triumfoi Reali 4-2,duke sigurur një vend për në çerekfinale, atje ku e pret Arsenali.
Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, Aston Villa nuk hasi vështirësi në takimin e kthimit ndaj Brugge, teksa triumfoi 3-0. Pas suksesit 7-1 të Arsenalit në aktin e parë ndaj PSV, skuadra e Artetës nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në duelin e kthimit në Londër.

Borussia Dortmund siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Verdhezinjtë triumfuan me përmbysje ndaj Lille, me rezultatin 2-1 në Francë. Pas ndeshjes së parë, të mbyllur në barazim 1-1 në Gjermani, Dortmund ia doli të sigurojë kualifikimin në transfertë.

MARKETING