Real Madridi e mposht 3-0 Valladolidin

Real Madridi e mposht 3-0 Valladolidin

Real Madridi ka shënuar fitoren e parë në këtë sezon të garave në La Liga.

Kampionët në fuqi të Spanjës, e kanë mposhtur me shifrat 3-0 Real Valladolidin në ‘Santiago Bernabeu’ në kuadër të xhiros së dytë.

Valverde (50’), Diaz (88’) dhe talenti brazilian Endrick (90+5’), shënuan tre golat për madrilenët.
Reali ka katër pikë, dy me pak se Celta Vigo dhe Barcelona që kryesojnë tabelën, kurse Valladolid ka tri pikë.

MARKETING