Reagon Lëvizja Populli e Zejd Rexhepit lidhur me deklaratat fyese të zyrtarit qeveritar të RMV-së

Reagon Lëvizja Populli e Zejd Rexhepit lidhur me deklaratat fyese të zyrtarit qeveritar të RMV-së

Lëvizja Populli e Skender Rexhepi – Zejdit, sot përmes një komunikate ka reaguar lidhur me deklaratat ofenduese ndaj opozitës shqiptare dhe shtetit të Shqipërisë, të njërit nga koordinatorëve kombëtar për komunikim dhe media, të kryeministrit Mickoski.
Me këtë rast, Lëvizja Populli, e kryesuar nga Skender Rexhepi – Zejdi, u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e kësaj propagande të shëmtuar. Sot beteja nuk është vetëm politike, por edhe morale: kush mbron dinjitetin shqiptar dhe kush e shkel atë për interesa pushteti.⁣⁣⁣

Komunikata e plotë e Lëvizjes Populli:

Lëvizja POPULLI me indinjatë të thellë ka lexuar deklaratat e fundit të një nga koordinatorët kombëtar për komunikim dhe media në kabinetin e⁣⁣⁣ Kryeministrit te Maqedonisë së Veriut,, ku përmes një fjalori të ulët dhe denigrues sulmohet opozita shqiptare dhe njëkohësisht tentohet të njolloset edhe shteti amë, Shqipëria.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Këto fjalë janë dëshmi e qartë e panikut që ka kapluar partnerin shqiptar në qeveri, të cilët pasiqë nuk ka çfarë t’i ofrojë më qytetarëve përveç shpifjeve dhe fabrikimeve. Sulmet ndaj Shqipërisë janë tregues se qeveria ka humbur busullën politike dhe moralin për të përfaqësuar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Ne theksojmë se Shqipëria për ne është shteti amë dhe faktor kombëtar e europian. Asnjë fjalë e papërgjegjshme e asnjë propagandë e orkestruar nuk mund ta cenojë këtë lidhje shpirtërore e politike që ka ushqyer çdoherë aspiratat e shqiptarëve për liri, barazi dhe dinjitet.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Lëvizja POPULLI u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e kësaj propagande të shëmtuar. Sot beteja nuk është vetëm politike, por edhe morale: kush mbron dinjitetin shqiptar dhe kush e shkel atë për interesa pushteti.⁣⁣⁣
⁣⁣⁣
Ne do të vazhdojmë të luftojmë për dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve, me bindjen e fortë se shpifjet e atyre që kanë humbur besimin e popullit nuk mund ta ndalin dot ndryshimin.⁣⁣⁣

MARKETING