Reagon FFM-ja, pezullon edhe stadiumin e Bashkimit në Kumanovë

Reagon FFM-ja, pezullon edhe stadiumin e Bashkimit në Kumanovë

MARKETING

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) për një kohe të shkurtër pezulloi edhe stadiumin e tretë tretë në futbollin vendor Kësaj radhe në tapetin e Komisionit Disiplinor u gjetë fusha e Bashkimit. Më parë FFM pezulloi stadiumet e Tikveshit dhe Vardar Negotinës.

MARKETING

Sample Image

Shkak është bërë sulmi ndaj arbitrave nga nikoqirët pas ndeshjes së Ligës së Dytë të Futbollit ndërmjet Bashkimit dhe Bellasicës.

FFM njofton se Komisioni i Garave të FFM-së në seancën e sotme ka marrë vendim sipas neneve 41, 42 dhe 75 të Rregullores së Garave të FFM-së për PEZULLIM të stadiumit “BASHKIMI” Kumanovë për shkak të prezencës së jozyrtarëve në fushë pas përfundimit të takimit të javës së 4-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, në mes KF Bashkimi 1947 AD dhe  FC Bellasica SHA luajtur më 25 shtator 2024 në Kumanovë. Stadiumi “BASHKIMI” Kumanovë është i pezulluar deri në marrjen e vendimit tjetër nga FFM. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

MARKETING