Reagim nga Shoqata Kulturore “Kopru”: Dënojmë aktin qyqar të Ministrisë së Kulturës – “Jeni” Xhamia e Manastirit trashëgimi historike islame

Reagim nga Shoqata Kulturore “Kopru”: Dënojmë aktin qyqar të Ministrisë së Kulturës – “Jeni” Xhamia e Manastirit trashëgimi historike islame

Në lidhje me aktin qyqar dhe të paarsyeshëm të Ministrisë së Kulturës, ku “Jeni” xhamia në Manastir po tentohet që të kthehet në muze të “Trashëgimisë Kulturore kristiane dhe islame”, ka reaguar ashpër edhe Shoqata Kulturore “Kopru”. Sipas kësaj organizate joqeveritare, vendimi për kthimin e “Jeni” xhamisë në muze është një akt i papranueshëm për jetesën shoqërore dhe kulturore në vend.

Reagimi i plotë i Shoqatës Kulturore “Kopru”:

“Në qytetin e Manastirit, është bërë e ditur se Xhamia Kadı Mahmud (e njohur si Xhamia e Re), një vepër e trashëgimisë turko-islame nga periudha osmane, e cila prej vitesh ka qenë e mbyllur, dje është hapur nga Ministria e Kulturës në mënyrë të nxituar dhe të padrejtë si një e ashtuquajtur “Muze i Krishterimit-Islamit”.

Ky vendim, që shpall këtë xhami të çmuar të trashëgimisë sonë kombëtare, si muze kristiane dhe islame në mënyrë të paligjshme dhe pa transparencë ndaj publikut, është absolutisht i papranueshëm!

E dënojmë ashpër këtë vendim të qeverisë dhe ministrisë përkatëse, akt ky që e njollosë kulturën tonë të bashkëjetesës dhe lëndon ndjenjat e bashkëkombësve dhe myslimanëve tanë. I bëjmë thirrje autoriteteve të heqin dorë menjëherë nga ky gabim historik!”, thuhet në reagimin e SH.K. “Kopru”.

MARKETING