Raportohet se është kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Kreshnik Bekteshin

Raportohet se është kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Kreshnik Bekteshin

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe për tre zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, mëson Press24 nga burime në hetim.

Ndër ata për të cilët është kërkuar masa janë edhe ish-sekretarja e shtetit Razmena Cekiq dhe udhëheqësi Bekim Haxhiu.

Ata janë katër personat e parë për të cilët po hapet hetim dhe kërkohet paraburgim prej 30 ditësh nga grupi më i madh prej mbi 20 të dyshuarve.

Paraprakisht një masë e tillë ishte kërkuar vetëm për 7 policë të dyshuar për këtë rast.

Tre ish-kryetarë të komunës së Koçanit sonte janë sjellë në gjykatë.

MARKETING