Raportohen disa shpërthime në jug të Iranit
Disa shpërthime janë dëgjuar në lindje të qytetit portual Bandar Abbas, në provincën Hormozgan në jug të Iranit, transmeton Anadolu.
Më shumë se pesë shpërthime u dëgjuan në zonën përreth fshatit Masan në ishullin Qeshm, njoftoi IRIB, duke shtuar se katër shpërthime të tjera u dëgjuan gjithashtu nga drejtimi i Ngushticës së Hormuzit në Qeshm.
Duke cituar zv/guvernatorin e provincës Hormozgan për çështje politike, të sigurisë dhe sociale, media shtoi se deri më tani nuk është raportuar për viktima në provincë.
Shpërthimet ndodhën teksa tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit kanë mbetur të larta që nga fillimi i luftës me goditjet ndaj Iranit në fund të shkurtit.
Një marrëveshje kornizë u nënshkrua në qershor me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit.
SHBA-ja nisi në korrik një fushatë bombardimesh dyjavore dhe rivendosi një bllokadë detare pas mosmarrëveshjeve lidhur me lundrimin në ngushticë.

