Ramush Haradinaj pret në takim Ali Ahmetin: Kosova do mbështes gjithmonë shqiptarët në RMV

Ramush Haradinaj pret në takim Ali Ahmetin: Kosova do mbështes gjithmonë shqiptarët në RMV

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të mbështes gjithmonë shqiptarët në RMV, në luftën e tyre për avancimin e të drejtave.
“Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona. Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie. Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV.

MARKETING