Ramadani nga AKI sonte u takua me banorët e fshatit Krushopek – në fokus projektet jetike për zhvillimin e komunës së Sarajit

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sonte ka qëndruar me banorët e fshatit Krushopek. Me banorët e kësaj ane, u fol për projektet jetike të fshatit, asfaltimi i rrugëve kryesore të Krushopekut.
Shkrimi i plotë i Ramadanit në vijim:
Sot, bashkë me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, zhvilluam një takim të frytshëm me banorët e Krushopekut.
Diskutuam për projektet që janë jetike për fshatin: asfaltimin e rrugës nga komuna deri në Krushopek, asfaltimin e rrugës që lidh Krushopekun me Nerezin si dhe bekatonizimin e rrugicave të mbetura brenda fshatit.
Një tjetër prioritet do të jetë ndërtimi i kanalizimit atmosferik, i cili do të zgjidhë përfundimisht problemet e ujërave të shiut dhe përmbytjeve. Po ashtu, do të angazhohemi që salla e sportit pranë shkollës e cila ka të gjithë dokumentacionin e përfunduar të nisë më në fund punimet.
Banorët e Krushopekut dëshmuan edhe njëherë mikpritjen dhe besimin e tyre. U premtoj se këto kërkesa do të kthehen në projekte konkrete që do të ndryshojnë realisht jetën e këtij vendbanimi.”
#AleancaKombëtarepërIntegrim #SarajiQëDuam #Krushopek #ZhvillimReal #Bashkë