Ramadani në bashkëbisedim me banorët e fshatit Llokë – në Planin Gjeneral parashihet ndërtimi i një ure të mirëfilltë

Ramadani në bashkëbisedim me banorët e fshatit Llokë – në Planin Gjeneral parashihet ndërtimi i një ure të mirëfilltë

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja AKI, Blerant Ramadani, mbrëmë ka vizituar fshatin Llokë, ku në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, u diskutua edhe ndërtimi i një ure të mirëfilltë, gjë që është një problem i kahmotshëm i fshatit Llokë.

Postimi i plotë i Blerant Ramadanit:

Bashkë me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezaninzhvilluam një takim të frytshëm në Llokë.

Diskutuam për iniciativën e kahmotshme të urës, duke u pajtuar që menjëherë të inicojmë projektin për një rrugë për këmbësorë, derisa në Planin Gjeneral të parashihet ndërtimi i një ure të mirëfilltë. Ky hap i përkohshëm do t’i japë banorëve siguri dhe lidhje më të mirë në përditshmërinë e tyre.

Po ashtu, Lloka meriton të jetë qendër e jetës rinore. Për këtë arsye, u zotuam për ndërtimin e një fushe sportive moderne për të rinjtë, hapësirë që do të shërbejë për aktivitete, shëndet dhe bashkim të komunitetit. #Saraj #Bashkë #MaqedoniaeVeriut #AKi #19Tetori

MARKETING