Rama: Të lëmë pas dallimet dhe ta transformojnë Ballkanin
Të lëmë pas dallimet dhe ta transformojnë Ballkanin. Këtë ka kërkuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën hapëse të Samitit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, i cili po zhvillohet në Tiranë.
Rama në fjalën e tij u shpreh se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen mes dialogut dypalësh dhe jo ndërhyrjeve të tjera.
Ai theksoi se, përmirësimi i marrëdhënieve nxit bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sa i takon planit të rritjes, ai theksoi se është rezultat inkurajues.
“Jam falënderues ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, komisionerit Varhelyi për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet tona se pse BE-ja duhet të gjejë rrugë të reja”.
“Për mua është shumë qartë se mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize është jo vetëm njohje nga ana e BE-së e përpjekjeve tona për të ndërtuar një përpjekje të përbashkët na sfidon për të gatishmërinë tonë për fatin në BE”.
Numri një i Qeverisë u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të angazhohen pa asnjë rezervë dhe pa asnjë hezitim.
Ai solli në vëmendje se si 10 vjet më parë liderët e Ballkanit u takuan në Berlin dhe objektivi nuk ishte për t’u marrë me plagët e së shkuarës.
Rama theksoi se ambicia e Shqipërisë është të jetë gati në Qershor për integrimin e saj.
Kryeministri tha se ekonomitë e rajonit nuk munden të zhvillohen duke penguar njëra tjetrën.
Ai rikujtoi edhe zhvillimin që solli nisma e Ballkanit të Hapur, e cila i dha një impuls integrimit të rajonit të harruar në kohë.
“Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të Hapur për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e Procesit të Berlinit”.
Për Ramën, BE-ja është më e gatshme se kurrë të ndihmojë të bëhet pjesë e saj, “duhet të jemi ne tashmë më gati se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare”.
“Më vete jemi gjithmonë të vegjël, por së bashku mbartim rëndësi e potencial të madh”, tha Rama.