Rama fton sërish studentët në dialog, mesazhi nga “Sofra e Gurtë” përballë Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, duke vendosur edhe këtë mëngjes “Sofrën e Gurtë” përballë godinës së Kryeministrisë.
Mbi tryezën prej guri janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa kreu i qeverisë ka shoqëruar pamjet e publikuara në rrjetet sociale me mesazhin “Mirëmëngjes”.
Rama ka theksuar vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe për të diskutuar kërkesat e tyre, pavarësisht dallimeve në qëndrime.