Qyteti i Shkupit, Saraji, Strumica dhe Tearca nuk kanë marrë para për asnjë projekt nga Qeveria

Qyteti i Shkupit, Saraji, Strumica dhe Tearca nuk kanë marrë para për asnjë projekt nga Qeveria

Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga Qeveria për asnjë nga 20 projektet me të cilat ka aplikuar në shpalljen për ndihmë të komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore. Edhe projektet e komunës së Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet.
Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se kushtet janë plotësuar nga 77 komuna dhe do të financohen 274 projekte. Vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.
Përzgjedhja e projekteve kaloi ditën e djeshme në seancën e qeverisë dhe tashmë komunat do të marrin para nga buxheti i shtetit në faza gjatë zbatimit të projekteve.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, thotë se Qeveria e ka bërë zgjedhjen në bazë të projekt propozimeve të paraqitura nga gjashtë ministritë e linjës.

MARKETING