Qyteti i Shkupit emëroi drejtorët e rinj të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, QKM dhe Kopshtit Zoologjik
![Qyteti i Shkupit emëroi drejtorët e rinj të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, QKM dhe Kopshtit Zoologjik](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/01/sad-1.jpg)
Pas përfundimit të mandatit për të cilin janë emëruar u.d. drejtorë të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Qendrës Kulturore Rinore dhe Kopshtit Zoologjik, Qyteti i Shkupit emëroi drejtorë të rinj, siç potencon në kumtesë, me përvojë pune të konsiderueshme dhe të udhëheqjes.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se drejtor i ri i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” është emëruar Dragan Ilievski i cili është inxhinier i makinerisë me më shumë se 20 vite përvojë pune, ndërsa drejtori i deritanishëm Marjanço Mitovski i cili në këtë pozitë u emërua nga radha e të punësuarve vazhdon me angazhimin si drejtor sektori në ndërmarrje.
Drejtori i ri i Kopshtit Zoologjik është Zoran Popov, i cili vjen nga radha e të punësuarve dhe është ekonomist poashtu me 20 vjet përvojë pune, ndërsa në QKM drejtor i ri do të emërohet pas vlerësimit të biografive për pozitën.
Kosana Mazneva është me mandat të ri dhe vazhdon ta kryejë funksionin e drejtoreshës së Ndërmarrje Publike, Higjiena Komunale.