Qytetarët e Tetovës që kanë punuar jashtë vendit, protestuan kundër vendimit të DAP-it për tatimin personal
MARKETING
Qytetarët e Tetovës që kanë punuar në Irak, Afganistan dhe vende të tjera jashtë vendit kanë vazhduar protestat kundër detyrimeve tatimore që u kërkohen nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
MARKETING
Në protestën e shtatë me radhë, ata marshuan nga qendra e qytetit deri te Gjykata Themelore e Tetovës, duke kërkuar njohjen e statusit të jorezidentit tatimor për ata që kanë qëndruar mbi 183 ditë jashtë vendit.
Protestuesit theksojnë se, sipas ligjit për tatimin personal, duhet të trajtohen si jorezidentë, por ky status nuk u njihet nga DAP, duke i detyruar të paguajnë mijëra euro tatime për të ardhurat e realizuara jashtë. Ata gjithashtu kundërshtojnë tatimin e dëmshpërblimeve, duke e cilësuar këtë si të paligjshëm.
Nga DAP kanë sqaruar se nuk bëhet fjalë për detyrime të reja retroaktive, por për zbatim të dispozitave ekzistuese ligjore për të ardhurat personale, teksa protestuesit deklaruan se nuk do të ndalojnë me keq dhe se revoltën e tyre do ta shprehin edhe ditëve në vijim.

