QMK: Për shkak të zjarrit, pa energji elektrike Çairi, Buteli dhe Zhelezara

QMK: Për shkak të zjarrit, pa energji elektrike Çairi, Buteli dhe Zhelezara

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë njoftuar se për shkak të intervenimit të Brigadës për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit gjatë shuarjes së një zjarri, përkohësisht është fikur nënstacioni që shpërndan energjinë elektrike në rrjetin e tensionit të ulët për Çairin, Butelin dhe Zhelezarën.
“Zjarri është shuar dhe pritet që transformatori së shpejti të vihet sërish në funksion”, thuhet në njoftimin e QMK-së, raporton SHENJA.

MARKETING