QMK: Pas stuhisë së djeshme, raportime të reja për makina të dëmtuara në Shkup

QMK: Pas stuhisë së djeshme, raportime të reja për makina të dëmtuara në Shkup

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi mëngjesin e sotëm se ende po vijnë njoftime për makina të dëmtuara dhe ndërtesa të përmbytura nga stuhia e mbrëmshme.

Në numrin e vetëm të emergjencës 112 në orën 03:22 është raportuar për rënien e një peme në tre automjete në rrugën “kryengritja e Razllovcit ” nr. 16 në komunën e Karposhit, ndërsa mëngjesin e sotëm në orën 06.09 është raportuar edhe një paraqitje për veturë të dëmtuar në të njëjtën rrugë nr. 12.

Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Shkup është informuar për ndërhyrje te shërbimet kompetente.

Një raport është paraqitur edhe për dëmet materiale të shkaktuara në fabrikën e kompanisë “La last”.

“Sipas denoncuesit, me gjasë ka problem me kanalizimin atmosferik ose tub të pëlcitur, pasi që uji që rrjedh në rrugë dhe derdhet në sipërfaqet e saj. Për momentin ndërtesa është përmbytur deri në 50 centimetra nën ujë. QRMK Shkup ka njoftuar shërbimet kompetente për intervenim sipas emergjencës së raportuar, informojnë nga QMK-ja..

Deri tek QMK-ja ka arritur dhe informacioni për rrëshqitje të sheut në rrugën e Prilepit drejtë Kavadarit gjegjësisht midis tuneleve dhe fshatit Drenovë. Rrëshqitja është në korsi të ngushta. Autoritetet janë njoftuar dhe informojnë se urgjentisht do të dërgojnë një ekip në terren.

MARKETING