QMK: Dy zjarre aktive në vend, janë shuar tetë
Që nga ora 16:00, kishte 10 vatra zjarri në hapësira të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave janë ende aktive, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim të Krizave këtë pasdite.
Zjarret aktive, sipas QMK-së, janë midis fshatrave Gërçec dhe Shishevë në komunën e Sarajit, ku digjet bimësi e ulët dhe pyje të përziera, dhe pranë fshatit Kalauzlija në komunën e Radovishit.
Tetë zjarret e mbetura janë shuar.

