QMK: Deri në orën 18:00, gjithsej 14 zjarre në zona të hapura, 8 prej të cilave janë aktive

QMK: Deri në orën 18:00, gjithsej 14 zjarre në zona të hapura, 8 prej të cilave janë aktive

Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat 8 janë aktive, 1 është nën kontroll, ndërsa 5 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

MARKETING

Description of image

Siç theksojnë nga QMK, zjarret janë aktive në fshatin Çanishte, një degë drejt fshatit Krushevicë, drejt fshatit Lopaticë, drejt fshatit Dunje dhe një degë drejt Crna Rekës në Komunën e Prilepit ku digjet bimësia e ulët; në fshatin Moranë – fshati Vrtekica – fshati Ramni Gabër në Komunën e Studeniçanit (pyll i përzier); në lokalitetin Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë në Komunën e Makedonski Brod (bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre); në fshatin Tajmishte, lokaliteti Darda në Komunën e Kërçovës (pyll ahu me kërcell të lartë); fshati Nikushtak, Komuna e Likovës (bimësi e ulët dhe pyll); fshati Belushinë – një zjarr i riaktivizuar, me një degë drejt fshatit Jakrenovë, ku zjarri është nën kontroll në Komunën e Krushevës (bimësi e ulët dhe pyll lisi); fshati Lopatë, Komuna e Kumanovës (bimësi e ulët); dhe fshati Lomnicë në Komunën e Vrapçishtit ku po digjet pyll i përzier.

Zjarri në deponinë në Delçevë është nën kontroll, ndërsa janë shuar zjarret në fshatin Forinë, Komuna e Gostivarit, fshatin Cerovë, Komuna e Zhelinës, fshatin Musinc, Komuna e Mogillës, fshatin Marena, Komuna e Kavadarit dhe fshatin Zlatari, Komuna e Resnjës.

MARKETING