QMK: Aktiv zjarri në Tumçevishtë, nën kontroll janë zjarret në Jasen dhe në rrethinën e Prilepit

QMK: Aktiv zjarri në Tumçevishtë, nën kontroll janë zjarret në Jasen dhe në rrethinën e Prilepit

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, sonte në vend ka vetëm një zjarr aktiv, pranë fshatit Tumçevishtë, në Komunën e Vrapçishtit. Deri në orën 18:30 të sotëm, tre zjarre janë vënë nën kontroll, ndërsa 11 janë shuar.

Nën kontroll janë vendosur Komuna Brodit: Zona Jasen (pyll i përzier); Komuna Prilep: f. Belovodicë, vendi i quajtur Livadh dhe f. Lenishtë (pyll ahu); 3. Komuna Dollnenit: f. Strovjë dhe f. Dolgaec (pyll i përzier).

Janë shuar zjarret në:

1. Komuna Sopishtë: te Diga e Liqenit Kozjak (vegjetacion i ulët dhe pyll);
2. Komuna Studeniçan: f. Koliçani Epërm dhe f. Draçevicë, maja malore Kitkës (pyll i përzier);
3. Komuna Kërçovë: f. Dushegubicë (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët);
4. Komuna Ohër: f. Velgosht (vegjetacion i ulët);
5. Komuna Veles: f. Klukovecë (vegjetacion i ulët);
6. Komuna Rosoman: f. Debreshte (vegjetacion i ulët);
7. Komuna Kavadarci: f. Brushan (vegjetacion i ulët);
8. Komuna Demir Hisar: f. Kutretinë (deponi);
9. Komuna Manastir: v. Tëpsija (vegjetacion i ulët);
10. Komuna Bërvenicë: f. Miletinë (vegjetacion i ulët);
11. Komuna Gostivar: afër Spitalit në Gostivar (vegjetacion i ulët).

MARKETING