Qeveria miratoi masa për qëndrueshmëri dhe mbrojtje kibernetike

Qeveria miratoi masa për qëndrueshmëri dhe mbrojtje kibernetike

Qeveria në seancën e sotme, me propozim të zëvendëskryeministres të obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska miratoi një sërë masash për përmirësimin e sigurisë së sistemeve të informacionit në institucione, të cilat do të zbatohen në kohën më të shkurtër të mundshme në çdo institucion të sektorit publik.

Këto masa, siç bëhet me dije nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, vijojnë pës një sërë aktivitetesh për koordinim me donatorët dhe palët e interesuara në fushën e sigurisë kibernetike, me synim ndërtimin e qëndrueshmërisë në institucionet publike që janë më shpesh objektiv i sulmeve kibernetike, ndërsa qëllimi i të cilave është pamundësimi i sistemeve që ofrojnë shërbime për qytetarët dhe ka pasoja të drejtpërdrejta, të dukshme dhe të rënda në jetën e tyre.

Në këtë drejtim, Qeveria i obligoi organet e administratës shtetërore, dhe i udhëzoi institucionet që nuk janë organe të administratës shtetërore, që të caktojnë një person përgjegjës për sigurinë e informacionit në organizatat e tyre me qëllim të raportimit në kohë të incidenteve dhe shkëmbimit të informacioneve për incidentet, cenueshmëritë, kërcënimet dhe rreziqet që lidhen me sigurinë e sistemeve të informacionit në Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT.

Obligohen edhe organet e administratës shtetërore, ndërsa institucionet që nuk janë organe të administratës shtetërore këshillohen që të dorëzojnë informata në Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT, me qëllim regjistrimin/përditësimin për shërbimet e Qendrës.

“Organet e administratës shtetërore janë të detyruara, kurse institucionet që nuk janë organe të administratës shtetërore udhëzohen që të regjistrojnë detyrimisht dhe të kryejnë trajnime për sigurinë kibernetike për punonjësit në administratën publike. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme që organet e administratës shtetërore të bëjnë plan për realizimin dhe parashikimin e implikimeve financiare të masave të Qendrës Kombëtare për reagim ndaj incidenteve kompjuterike MKD-CIRT,” citohet në kumtesë.

Qeveria rekomandoi Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT pranë Agjencisë për Komunikime Elektronike që t’i dorëzojë Qeverisë raport për kontrollin e kryer falas të sigurisë kibernetike të ueb aplikacioneve të institucioneve që janë të regjistruara.

MARKETING