Qeveria e RMV-së shkarkoi Spasovskin nga Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve
![Qeveria e RMV-së shkarkoi Spasovskin nga Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/01/qeveria.jpg)
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 119-të, në të cilën ndër të tjera janë marrë vendime për ndryshime kadrovike.
Marjan Spasovski është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve.
Gjithashtu, Qeveria emëroi Vangelia Velevën për drejtoreshë të Shërbimit Pedagogjike, pas një shpalljeje publike të hapur më parë, në të cilën Veleva ishte e vetmja kandidate e paraqitur.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë Spasovskin në postin në DES-së.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje paralajmëroi ndryshimet në pozitën e lartpërmendur.