Që nga viti 2016 në shtet nuk funksionon Qendra e Djegieve

Që nga viti 2016 në shtet nuk funksionon Qendra e Djegieve

Që nga viti 2016 në shtet nuk funksionin Qendra Djegieve  . Edhe pse ende figuron në ueb faqen zyrtare të Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, në praktikë nuk ekziston.

Qendra e parë zyrtare e djegieve në vend është formuar në kuadër të Spitalit Ushtarak në Shkup nën udhëheqjen e kolonelit Dr. Kërste Mitanovski, Qendra është mbyllur për t’i lënë vend qendrës private të kardiokirurgjisë “Zhan Mitrev”.

Qendra e dytë për trajtimin e djegieve është hapur në shtator të vitit 2000 në Spitalin e vjetër të atëhershëm të  Qytetit, gjegjësisht Klinika e tanishme për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohri” në Shkup. Në korrik të vitit 2016, Qendra u vu në funksionim dhe në të kanë punuar specialistë dhe subspecialistë të kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive.

Prim. Dr. Dobrila Andonovska, e cila ka punuar në këtë qendër, në një postim në Fejsbuk  sqaron në detaje se Qendra ka funksionuar si repart i veçantë i Repartit të Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, i vendosur në një pjesë të veçantë të spitalit me hyrje të jashtme të veçantë dhe se ka qenë e pajisur me aparaturat më moderne.

Në një periudhë prej pesëmbëdhjetë vjet e pesë muaj në Qendër janë trajtuar 1316 pacientë me djegie ekstenzive, mesatarisht 84 pacientë në vit me djegie ekstenzive, të rrezikshme për jetën, një numër i madh prej tyre me politrauma. Gjithashtu, rreth 20 – 30 pacientë në vit me djegie të rënda trajtoheshin në repartet e Kirurgjisë Plastike dhe të Kirurgjisë Pediatrike.

“Në Qendër janë trajtuar edhe shtetas  të huaj si pacientë privatë dhe kishte tendencë të shndërrohej në Qendër rajonale”, thotë Andonovska në postim.

Pas aksidentit tragjik në Koçan, shumica e të lënduarve janë transportuar për trajtim në vendet fqinje dhe ato evropiane. Ministri i Shëndetësisë sot në një konferencë për media bëri të ditur se gjithsej 178 pacientë po trajtohen në institucione të ndryshme mjekësore. Prej tyre, 64 janë në klinikat shtetërore në vend, ndërsa 13 pacientë janë të akomoduar në spitale private. Jashtë vendit po trajtohen 101 pacientë. Të gjithë janë në gjendje relativisht të qëndrueshme. Në vend kanë mbërritur edhe ekipe mjekësore nga Izraeli, Çekia, Belgjika dhe Serbia.

MARKETING