Që nesër dy pika grumbullimi të ndihmave për Turqinë dhe Sirinë

Që nesër dy pika grumbullimi të ndihmave për Turqinë dhe Sirinë

Në Tetovë qytetarët do të munden që nesër të dhurojnë veshje dhe lloje të tjera të produkteve si ndihmë për rajonet në Turqi dhe Siri të goditura nga tërmeti i fuqishëm. Si pika grumbullimi do të jenë sheshi i qytetit dhe salla sportive e gjimnazit “Kirill Pejçinoviq” prej orës 10 deri në orën 18.

“Komuna e Tetovës që nesër (09.02.2023) deri më (21.02.2023) fillon me grumbullimin e veshjeve dhe llojeve të tjera të donacioneve (veshje dimri, ujë, ushqim të konservuar, batanije, medikamente), për ta ndihmuar popullin turk dhe sirian. Qytetarët të cilët dëshirojnë dhe mund të ndihmojnë, ndihmat mund t’i dërgojnë në pikat e grumbullimit”, sheshin “Iliria” si edhe pranë gjimnazit “Kirill Pejçinoviq”, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 18:00, informojnë nga Komuna e Tetovës.

Është hapur edhe xhiro-llogari në të cilën qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe diasporës mund të ndihmojnë me mjete financiare. Njëherësh Komuna e Tetovës do të ndajë një milion denarë për rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

MARKETING