Qamili akuzon BDI-në: Mungesa e harmonizimit ligjor pengon përdorimin e shqipes në gjykata

Qamili akuzon BDI-në: Mungesa e harmonizimit ligjor pengon përdorimin e shqipes në gjykata

Përfaqësuesi i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin “Debat në SHENJA” foli për procesin e dhënies së provimit të jurisprudencës, duke u ndalur te pjesa teorike dhe ajo praktike.

Sipas tij, pjesa teorike e provimit do të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe, ndërsa sfidë mbetet zbatimi i gjuhës shqipe në pjesën praktike.

“Pjesa teorike e tëra do të jetë në gjuhën shqipe. Si mund të jetë gjuha praktike në gjuhën shqipe, kur BDI-ja e ka lënë mangët në gjykata. Ju e dini fortë mirë në ligji për përdorimin e gjuhëve ekziston neni që të përdoret nëpër gjykata, mendimi negative ka dhënë Komisioni i Venecias, i udhëhequr në atë kohë nga Bujar Osmani i cili nuk mori asnjë ekspert me vete për ligjin për perdorimin e gjuhëve si dhe nuk e kanë harmonizuar ligjin për procedurë penale me ligjin për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Qamili. /SHENJA/

MARKETING