Putini dërgon Lavrovin për bisedime me Rubion në Arabinë Saudite

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ndihmësi i presidentit, Vladimir Putin, Yuriy Ushakov, janë nisur të hënën për në Arabinë Saudite për të takuar zyrtarët amerikanë, raportojnë mediat shtetërore ruse.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur po ashtu të hënën në kryeqytet, Riad, për të takuar zyrtarë nga Moska dhe për të filluar bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, raporton BBC.
Bashkë me Rubion në bisedime do të marrin pjesë edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz dhe i dërguari special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.