Putin përgëzon luftëtarët e Wagnerit dhe ushtarët rusë për marrjen e qytetit Bakhmut

Putin përgëzon luftëtarët e Wagnerit dhe ushtarët rusë për marrjen e qytetit Bakhmut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përgëzoi luftëtarët mercenarë të kompanisë ruse të sigurisë Wagner dhe ushtarët e Forcave të Armatosura të Rusisë për marrjen e kontrollit të qytetit Bakhmut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini, lidhur me marrjen nën kontroll të qytetit Bakhmut në rajonin Donetsk nga Rusia, thuhet se “Vladimir Putin, për përfundimin e operacionit të çlirimit të Artyomovskit (Bakhmut), krahas grupeve sulmuese ‘Wagner’, përgëzon të gjithë ushtarët e njësive të Forcave të Armatosura të Rusisë që siguruan mbështetjen e nevojshme dhe mbrojtjen anësore”.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se të gjithë ata që kanë qenë të suksesshëm do të nderohen me medalje shtetërore.

Themeluesi i kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, njoftoi më herët marrjen nën kontroll të gjithë qytetit Bakhmut të Ukrainës, ndërsa më pas edhe Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi marrjen nën kontroll të qytetit.

MARKETING