Putin: Lufta në Ukrainë filloi me një grusht shteti në Kiev

Putin: Lufta në Ukrainë filloi me një grusht shteti në Kiev

Ngjarjet tragjike që po zhvillohen aktualisht në Ukrainë nisën me grushtin e shtetit të 2014-ës në Kiev të mbështetur nga SHBA-ja, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin, duke theksuar se Perëndimi është fajtor për konfliktin.

Putin po fliste me krerët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve të mërkurën në ambientet e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF).
“Të gjithë [në Perëndim] besojnë se Rusia filloi luftën në Ukrainë. Por askush – dua ta theksoj këtë – askush në Perëndim, në Europë, nuk dëshiron të kujtojë se si filloi kjo tragjedi”, tha presidenti, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarit gjerman.
“Filloi me një grusht shteti në Ukrainë – një grusht shteti antikushtetues. Ky është fillimi i luftës. E po, a është Rusia fajtore për këtë grusht shteti? Jo.”

Udhëheqësi rus theksoi se të gjithë duket se kanë harruar se si ministrat e jashtëm të Polonisë, Gjermanisë dhe Francës mbërritën në Kiev dhe nënshkruan marrëveshjen e Minskut si garantues për zgjidhjen paqësore të krizës në Ukrainë.

Këto vende tani preferojnë të mos e mbajnë mend këtë, përkundrazi vendosën të zgjidhin konfliktin duke përdorur armë kundër civilëve në Ukrainën Lindore, tha Putini.

Askush nuk planifikoi të zbatonte marrëveshjen e Minskut, ata deklaruan publikisht se nuk do ta zbatonin atë”, theksoi presidenti rus, duke shtuar: “Ne u mashtruam”.

Sipas Putinit, pas grushtit të shtetit, Moska bëri çdo përpjekje për të zgjidhur problemin e gjakderdhjes në Donbas “me mjete paqësore”.

Pas grushtit të shtetit të mbështetur nga SHBA-ja, rajonet e atëhershme ukrainase të Donetskut dhe Luganskut, të njohura si Donbas, me popullsi kryesisht rusishtfolëse refuzuan të pranonin qeverinë e re, e cila gjithnjë e më shumë përqafoi ideologjinë nacionaliste. Rajonet shpallën pavarësinë e tyre dhe Kievi u përgjigj me një fushatë ushtarake që çoi në një konflikt të gjatë.

“Ne i njohëm njerëzit që votuan për të qenë të pavarur”, theksoi Putini.

I pyetur për furnizimin me armë perëndimore për Ukrainën, udhëheqësi rus e quajti atë një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konflikt, i cili përfundimisht do të shkatërrojë plotësisht marrëdhëniet globale dhe do të dëmtojë sigurinë ndërkombëtare. Rusia rezervon të drejtën të përgjigjet në mënyrë të ngjashme, sipas presidentit.

MARKETING