Putin kushtëzon zbatimin e armëpushimit detar

Pengesa e parë në marrëveshjen për armëpushim në Detin e Zi ka dalë në pah.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe diktatori rus, Vladimir Putin duket se janë në kundërshtim për kohën dhe kushtet e marrëveshjes.
Lideri ukrainas tha sot se e kupton që armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit të SHBA-së, shkruan skynews.
Por, Moska deklaron se ai do të zbatohet vetëm pasi të hiqen sanksionet perëndimore kundër kompanive të përfshira në eksportin e ushqimeve dhe plehrave kimike.
Sanksionet që duan të hiqen:
Rosselkhozbank dhe organizata të tjera financiare të përfshira në tregtinë e ushqimeve dhe plehrave;
Lidhjen e tyre me sistemin e pagesave SWIFT;
Transaksionet e financimit të tregtisë;
Kompanitë që prodhojnë dhe eksportojnë ushqime dhe plehra;
Kompanitë e sigurimeve që merren me ushqime dhe plehra;
Anijet nën flamurin rus të përfshira në këtë tregti;
Furnizimin me makineri bujqësore për Rusinë;
Ndërkohë, SHBA-ja deklaroi se ka rënë dakord që do ta “ndihmojë Rusinë të kthehet në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave, për uljen e kostove të sigurimeve detare dhe për lehtësimin e qasjes në portet dhe sistemet e pagesave për këto transaksione”.