Punëtori ndërtimit nga Kumanova humb jetën pas rënies nga objekti

Më 25.02.2025, në orën 09:12, në SPB Shkup është raportuar nga Qendra Urgjente pranë Kompleksit Klinik “Nënë Tereza” Shkup se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore S.S. (55) nga fshati Çerkezi, Komuna e Kumanovës, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Sipas raportimit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore, ai ka rënë nga një objekt në ndërtim në zonën e Kisella Vodës. Organet kompetente kanë kryer inspektimin dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.