PTHP Shkup ngre aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen për djegien e një lokali

Prokuroria Themelore në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të cilët dyshohen për djegien e një kafeneje në Kisella Vodë. Ata akuzohen për shkaktimin e rrezikut të rëndë për sigurinë e përgjithshme dhe dëme të konsiderueshme.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 13 nëntorit 2024, kur tre të dyshuarit kanë vënë flakën një kafeneje në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup. Ata kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën dhe shëndetin e njerëzve, duke sjellë edhe dëme materiale që arrijnë vlerën prej 362.161 denarë. Dy nga të dyshuarit kanë shkruar një plan të koordinuar, ku njëri prej tyre ka thyer xhamin e lokalit me sëpatë, ndërsa tjetri ka ndezur zjarrin me benzinë. Pas aktit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Volkswagen Golf.
Prokuroria ka njoftuar se është duke e hetuar çështjen dhe se aktakuzat janë ngritur për veprime të tilla të dhunshme dhe të dëmshme ndaj sigurisë publike.